Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

FSHF revolucionin e bën aty ku nuk duhet: shkarkohen trajnerët e kombëtareve të vogla, por jo Bushi e Panucci

Lapsi.al 26 November 2018
FSHF revolucionin e bën aty ku nuk duhet: shkarkohen trajnerët e

Nuk ka qenë një 2018 pozitive për ekipet përfaqësuese, e nëse do të vihet gishti pikërisht për Kombëtaren e të rriturve dhe atë U-21 ku edhe pritshmëritë janë detyrimisht të larta. Nuk kanë shkëlqyer as nivelet e tjera të kuqezinjve, por në këtë pikë vlen më tepër evidentimi i lojtarëve premtues dhe mënyra kontemporane e punës se vetë rezultatet.

E parë në këtë këndvështrim stuhia që përfshiu teknikët e skuadrave përfaqësuese të moshave u përplas në përsonat më pak përgjegjës për një vit kalendarik të pasuksesshëm: Erjon Bogdani nuk do të jetë më trajner i Kombëtares U-19, vendin e tij e ka zënë ish-mbrojtësi Nevil Dede. Ndryshime edhe në Kombëtaren U-17 teksa pas largimit të Mustedanagiç, i cili do të mbajë postin e drejtorit të ekipeve kombëtare, vendin e tij e ka zënë shkodrani Elvis Beqiri. Ndërsa "reforma" ka prekur edhe Kombëtaren U-15 dhe Eqerem Memushin, të zëvendësuar nga Armand Damo.

Një detaj që duhet theksuar, ashtu si ishte parashikuar edhe më parë: Mustedanagiç është larguar nga detyra për të marrë postin e lënë vakant nga Tramezzani, si drejtor i përgjithshëm i ekipeve kombëtare.

Të çudit shkarkimi i vlonjatit Memushi, pikërisht pas prezantimeve për tu admiruar nga U-15 kuqezi, kundër Maqedonisë, por edhe sfidës së dyfishtë me Malin e Zi. Çudit sepse tekniku e kishte marrë detyrën një vit më parë dhe rezultatet e punës së tij do të mateshin vitin e ardhshëm, por sic duket në FSHF nuk kanë patur shumë durim.

Durim që në fakt e paskan patur me Alban Bushin dhe U-21, furnizuesin direkt të kombëtares së parë dhe ku rezultatet janë gati po aq të rëndësishme sa të të rriturve. Në 10 ndeshje vetëm një fitore e katër barazime dhe vendi i parafundit, vetëm para Estonisë për shpresat e Bushit, që qendroi i paprekur ashtu si Christian Panucci. E renditja e italianit dhe 2018 e tij është edhe më e keqe, por sërisht mori besimin: ndonëse për hierarki duhet të ishin të parat pankina që duhej të fluturonin...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI