Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Iniesta-shock: "Kalova depresion, Mourinho dëmtoi edhe Spanjën"

Lapsi.al 26 November 2018
Iniesta-shock: "Kalova depresion, Mourinho dëmtoi edhe

Andres Iniesta dhe depresioni: një ndeshje e vështirë (ndoshta më e vështira) por e fituar, një periudhë torturuese por fatmirësisht e mbyllur. E tani është koha për ta rrëfyer, publikisht në programin "Salvados", në La Sexta. Një nga momentet më gri të jetës së tij dhe spanjolli është i bindur se ka qenë pikërisht kështu: "Në një situatë si ai i depresionit nuk ke asgjë" deklaroi mesfushori i Barcelonës, duke ripërshkuar vitet post-Tripletës blaugrana me Guardiola në pankinë. "Nuk ndjen atë që të ndosh përreth, prisja të vinte nata për të pirë tabletën dhe të pushoja: kur je me depresion, nuk je më ti, je aq vulnerabël dhe është e vështirë të kontrollosh momentet e jetës".

Momente sigurisht komplekse, të alternuara me të tjera të lumtura e të lavdishme, gjithnjë me fanellën e Barcellona, klub me të cilën fitoi gjithçka mund të fitohej, në një rivalitet të përjetshëm me Real Madrid, që u shtua edhe më tepër me ardhjen në pankinën e blancos të Mourinho: "Ai ishte komponenti kyc në relatat e këqija që ekzistonin në atë moment mes Barça e Madrid. Shkohej përtej limiteve që nuk duheshin kaluar. Ai ambjent ishte i padurueshëm dhe i bëri shumë keq kombëtares spanjolle".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI