Flash

Nis prishja e shtëpive te 'Astiri', Veliaj servir pamjet për mediat (VIDEO)

Lapsi.al 26 November 2018
Nis prishja e shtëpive te 'Astiri', Veliaj servir pamjet për

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkia Tiranë kanë prishur sot në mbrëmje dy banesat e para pa leje në zonën e "Astirit", duke i hapur rrugë kështu realizimit të projektit, edhe pse pjesa më e madhe e banorëve kundërshtojnë duke kërkuar dëmshpërblim 100% për banesat e tyre. Banorët shtëpitë e të cilëve u prishën sonte, pranuan të shkojnë te banesat sociale të ofruara nga Bashkia Tiranë. Pamjet e aksionit i ka shpërndarë në media Erion Veliaj, duke tentuar në këtë mënyrë edhe të mbjell në opinion idenë se banorët po përcahen dhe se ata që protestojnë janë vetëm pak njerëz, apo 'shpellarë' sic i etiketoi ai disa ditë më parë.

©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Aksident i pazakontë në Durrës

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në dalje të Durrësit. Siç shihet në pamjet që sjell Lapsi.al disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht ra...

18:05

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI