Flash

Çështja “Xhisiela”, gjykata merr vendim për djalin e deputetit socialist

Lapsi.al 27 November 2018
Çështja “Xhisiela”, gjykata merr vendim për djalin

Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, për gjykim të shkurtuar. 24-vjeçari është në burg pas denoncimit nga ish-e dashura e tij Xhisiela Maloku, se është dhunuar dhe kërcënuar prej tij. Denoncimi u tërhoq, por procesi vijoi më tej dhe është caktuar që seanca e radhës të zhvillohet në datën 4 dhjetor. Pas pranimit të gjykimit të shkurtuar, nëse ai shpallet fajtor dhe dënohet, do të përfitojë një ulje dënimi me 1/3-ën. Në seancë ishte e pranishme dhe Xhisiela Maloku. 25-vjeçarja tha para gjyqtares Engjëllushe Tahiri se ka gënjyer në kallëzimin e saj për shkak të xhelozisë. Xhisiela në këtë proces ka statusin e të dëmtuarës.

Të këshilluara

Unaza e Re, banorët përplasen me Policinë

Banorët protetestues janë përplasur me Policinë bashkiake herët mëngjesin e sotëm, e cila ka marrë në mbrojtje punonjësit e bashkisë së Tiranës, që po tentojnë ...

09:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI