Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

CONMEBOL i propozon një datë Boca Juniors dhe River Plate për Superklasiken

Lapsi.al 27 November 2018
CONMEBOL i propozon një datë Boca Juniors dhe River Plate për

Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut ka bërë një propozim për një datë për finalen e Copa Libertadores midis Boca dhe River.

Pas incidenteve të  rënda që ndodhën pak ditë më parë ku tifozë të River Plate sulmuan me gurë dhe gaz lotjsellës autobusin e Boca Juniors, situatë që kërkoi ndërhyrjen e policisë, organizatorët e Copa Libertadores u detyruan të shtyjnë takimin deri në një njoftim të ri.

CONMEBOL tani i propozon të dy klubeve që ndeshja të luhet të shtunën në 8 dhjetor ose të dielën më 9 në një fushë neutrale jashtë kufijve të Argjentinës në një orar ende për t'u vendosur.

Ky propozim i instancave të larta të futbollit së Amerikës Jugore erdhi pas një takimi me presidentët e dy formacioneve argjentinase të martën në Paraguaj, ku ndodhet selia e Konfederatës së Futbollit të Amerikës Jugore.

https://twitter.com/CONMEBOL/status/1067439013634732033?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1067439013634732033&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Ffr%2Fnews%2Fla-conmebol-propose-une-date-a-boca-juniors-et-river-plate%2F1f1p9ajra70hq152awbcai4bwi

Nuk është ende e qartë nëse ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura. Duhet të theksohet, megjithatë, se, siç u tha nga Konfederata në faqen zyrtare të internetit, vendimet e marra ishin të një natyre ekskluzivisht sportive, pavarësisht se çfarë mund të përcaktojë Tribunali Disiplinor i CONMEBOL (një organizatë autonome) mbi kërkesën e Boca për fitore në tavolinë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI