Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Evra sfidon tifozët e Milan në rrjet: "Mos më tregoni respektin për historinë, milanistë të frustruar..."

Lapsi.al 27 November 2018
Evra sfidon tifozët e Milan në rrjet: "Mos më tregoni
Patrice Evra, në një mënyrë apo tjetër, është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ish-mbrojtësi i Juventus nuk është tërhequr nga batutat në kurriz të Milan, e që i bënë tifozët kuqezinj të nervozoheshin, por ka vazhduar me një tjetër përgjigje thumbuese në rrjetet sociale. Francezi është mbrojtur në stilin klasik, duke kundërsulmuar, pas kritikave që mori me ngacmimin për Leonardo Bonucci. "Tani të është kthyer buzëeshja, por t…in do ta luaje Champions aty ku ishe", ishte mesazhi ironik i Evra për ish-kapitenin kuqezi. Tifozët e Milan nuk e morën mirë dhe reaguan ndaj Evra, që gjeti mënyrën për të vazhduar lojën: "Mirëdita, ky është një mesazh [ër miqtë e mi të dashur milanistë", ka nisur francezi videon e publikuar në Instagram. "Dje komentova në profilin e Dybala që është një lojtar i Juventus. Ku luante Bonucci vjet? Tek Monza? Jo, tek Milan- shtoi ai - . Po përse më flisni për respektin ndaj historisë dhe të laj gojën? Nëse e gjithë bota njohu futbollin ishte falë Milan, por sot nëse bota njeh futbollin është falë Juventus. Kështu që mos më flisni për respekt. Bëj palacon, bëj të qeshni, por kur flasim seriozisht flasim seriozisht". E në fund një tjetër shigjetë kuqezinjve: "Sidoqoftë Dybala, sa milanistë paske në profil, janë të frustruar. Ju dua të gjithëve shumë!".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI