Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Libertadores: River rrezikon shumë, hapet hetimi disiplinor

Lapsi.al 27 November 2018
Libertadores: River rrezikon shumë, hapet hetimi disiplinor

Në pritje të mbledhjes së Conmebol, për të vendosur datën e ndeshjes së finals së kthimit të Kupës Libertadores, federata amerikano jugore ka njoftuar se "ka hapur një hetim disiplinor zyrtar kundër Club Atletico River Plate për incidentet e ndodhura në 24 nëntor në rastin e ndeshjes së kthimit kundër Boca Juniors”.

Conmebol ka informuar ndër të tjera se River është njoftuar mbi këtë zhvillim dhe ka 24 orë kohë për të prezantuar provat e shfajësimit. Rreziku është që River mund të dënohet për përgjegjësi objektive, me humbjen në tavolinë që do ti dorëzonte trofeun Boca Juniors, pas 2-2 në ndeshjen e parë në Bombonera.

Kërkesa e për fitoren në tavolinë ishte bërë më parë nga presidenti i Xeneizes, Daniel Angelici, që shpjegoi: "Jam I bindur që ndeshjet fitohen në fushë, pòr i detyrohem kaq tifozëve të Boca për atë që ndodhi në 2015".

Ndeshja që ishte në program pqër tu luajtur të shtunën, nuk u luajt për shkak të sulmit të cmendur të tifozëve të River Plate ndaj autobusit të Boca në hyrje të stadiumit Monumental . Disa lojtarë të Boca, mes të cilëve Carlos Tevez, patën pasoja për shkak të gurëve dhe gazit lotsjellës që hynë brenda autobusit. Pablo Pérez e Gonzalo Lamardo, Leonardo Jara e Nahitan Nández madje u transportuan në spital për mjekim më të specializuar.

https://youtu.be/cxAQ5moZ_1Q

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI