Flash

Makabre/ Gjuetia e paligjshme godet edhe Pelikanin Kaçurrel (FOTO)

Lapsi.al 27 November 2018
Makabre/ Gjuetia e paligjshme godet edhe Pelikanin Kaçurrel (FOTO)

Gjuetia e paligjshme nuk po kursen as shpendët e rrallë të lagunës së Nartës. Pre e gjahtarëve ka rënë edhe një specie e rrallë siç është pelikani kaçurrel. Një prej tyre është gjetur sot i pajetë nga peshkatarët e Nartës. Ai është qëlluar me armë gjahu gjatë natës. Nga specialistët kjo konsiderohet si një tjetër masakër ndaj shpendëve të rrallë.

Pelikani kaçurrel konsiderohet si simboli i Parkut Kombëtar të Divjakë - Karavastasë. Ky shpend i rrallë gjatë periudhës së tranzicionit rrezikoi të zhdukej për shkak të gjahtarëve të paligjshëm dhe dëmtuesve të çerdheve të tyre. Me shpalljen e moratoriumit të gjuetisë ai filloi të shumohet e të kthehet përsëri në origjinë.

Pelikani Kaçurrel rritet e zhvillohet në lagunë dhe nuk shtegton. Ky shpend ka një gjatësi që shkon deri në 1,9 metra nga sqepi deri tek bishti dhe peshon rreth 20 kg, ka ngjyrë të bardhë me pulla gri, ushqehet me peshq e gjallesa të tjera deti. Shumimi natyral i tij është paksa delikat sepse femra ngroh dhe çel vetëm dy vezë duke i depozituar ato në Kënetë. Vendi ku qëndron ky shpend i rrallë njihet si Ishulli i Pelikanit dhe ndodhet në lartësinë rreth 0.5 m mbi nivelin e detit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Unaza e Re, banorët përplasen me Policinë

Banorët protetestues janë përplasur me Policinë bashkiake herët mëngjesin e sotëm, e cila ka marrë në mbrojtje punonjësit e bashkisë së Tiranës, që po tentojnë ...

09:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI