Flash

“Pse shikon”, zbardhet dëshmia e Ajaks Boshnjakut për vrasjen në ish-Bllok

Lapsi.al 27 November 2018
“Pse shikon”, zbardhet dëshmia e Ajaks Boshnjakut për

Sipas Ajaks Boshnjakut, 45-vjeçarit të vetëdorëzuar në polici pasi u akuzua si i përfshirë në vrasjen e 4 tetorit të ish-bllok, sherri nisi pas një sharje që i është bërë komandos Mevjol Bilos nga viktima Fabian Gaxha.

Biznesmeni deklaroi se nuk e dinte që ishte shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e ndodhur në ish-bllok dhe sapo e ka mësuar ka vendosur të vetëdorezohet.

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj Boshnjakut masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa në dëshminë e tij, ai ka thënë se nuk ka dijeni për motivet apo rrethanat e vrasjes.

“Mbrëmjen e 4 tetorit më telefonoi Redi Popesku për një gotë verë në lokalin e tij. Shkova me motor te lokali i Popeskut. Pasi kam mbërritur tek lokali kam takuar Redi Popeskun, Ervin Matën, Mevjol Bilon, Tan Allushin, Geldon dhe një person që sapo po dilte dhe quhet Ardi Baku.  Pasi kam hyrë në ambientet e brendshme të lokalit jam përshëndetur me të gjithë dhe kemi nisur të pimë nga një gotë verë. Unë jam ulur tek tavolina e dytë në fillim në anën e majtë, përballë kam pasur shtetasin Mervjol Bilo. Teksa po bënim muhabet mes miqsh në këtë moment kanë ardhur 3-4 persona të cilët i shoqëronte Redi Popesku dhe ndërkohë është ngritur Ervin Mata dhe i ka takuar normalisht dhe janë ulur në ambientet e banakut. Pasi janë ulur njëri prej personave (siç më rezulton mua personi që u vra) i është drejtuar shtetasit Mevjol Bilo duke i thënë “o pi… motre pse shikon”, ndërsa Mevjol Bilo nuk ka folur fare.

Ndërkohë ky personi me pistoletë në dorë është drejtuar tek Mevjol Bilo duke i vënë pistoletën në kokë dhe me dorën tjetër e godiste me grushta në kokë dhe në fytyrë. Ne të gjithë që ishim prezent nuk arritëm të lëviznim pasi personi ishte me armë në dorë dhe thërriste që të mos lëviznim. Në këtë kohë Ervin Mata ka thirrur “Mos çfarë po bën”, por personat filluan të godisnin më pas me grushte edhe Ervin Matën. Në goditje e sipër kam parë të rrezohet në tokë shtetasi Mevjol Bilo. Nuk arrita ta dalloj nga erdhi e shtëna me armë. Në këtë kohë kam ikur me vrap drejt derës për t’u larguar. Nuk e di më pas si vazhdoi konflikti në lokal. Kam marrë motorin dhe jam larguar në banesën time” - ka thënë Boshnjaku në dëshminë e tij.

Mbrëmjen e 4 tetorit pas një konflikti me armë në një lokal në Bllok mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hate. Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Meviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI