Flash

Vrasja në bllok, 'detyrim paraqitje' për mikun e komandos Ajaks Boshnjaku

Lapsi.al 27 November 2018
Vrasja në bllok, 'detyrim paraqitje' për mikun e komandos

Dy ditë pas vetëdorëzimit në poluci, Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ajaks Boshnjakun, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë "detyrim paraqitje".

Boshnjaku, i cili ishte shpallur në kërkim për përplasjen me armë në zonën e Bllokut, u vetëdorëzua në polici mbnrëmjen e së dielës, i shoqëruar nga avokatja e tij.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Vrasja në bllok/ Dorëzohet në polici miku i komandos: Isha në fillim të sherrit… 

Urdhër-arresti për të ishte firmosur nga prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, pasi kishte dyshime se është i përfshirë në krimin që tronditi kryeqytetin.

Nga hetimet rezulton se Boshnjaku ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elion Haton.

Të këshilluara

Unaza e Re, banorët përplasen me Policinë

Banorët protetestues janë përplasur me Policinë bashkiake herët mëngjesin e sotëm, e cila ka marrë në mbrojtje punonjësit e bashkisë së Tiranës, që po tentojnë ...

09:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI