Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

"Fanatics" lajmërojnë mungesën në derbi, Tirana nuk shet dot 1600 bileta

Lapsi.al 28 November 2018
"Fanatics" lajmërojnë mungesën në derbi, Tirana

Ethet e derbit të kryeqytetit kanë nisur. Partizani e Tirana do të sfidohen përsëri për fazën e dytë të kampionatit, me bardheblutë vizitorë në shtëpinë e tyre. Ky fakt ka bërë që të bojkotohet derbi nga grupimi më i njohur i bardhebluve "Tirona Fanatics"..

Grupi ultra, i krijuar gati-gati apostafat për sfidat derbi me Partizanin, ka njoftuar mungesën në Selman Stërmasi. Justifikimi i pakonceptueshëm, “nuk mund të jemi miq në stadiumin tonë”: vetëm se si miq aty kanë qenë të paktën në dy sfida derbi të sezonit të kaluar, që kur Partizani bëri marrëveshjen me Tiranën për të luajtur aty ndeshjet dhe nga atëherë, në ndeshjen e të premtes nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë.

Kjo është e fundit e serisë së konflikteve të nisura me kontestimin ndaj presidentit Halili, edhe më parë "Fanatics" kanë bërë paralajmërime, kërcënime, madje bojkote të ndeshjeve, por në fund faturat i ka marrë skuadra në fushë dhe po këta fanatikë jashtë saj, të pamësuar me faktin se i duhet të mbajnë kokën ulur për katër vjet ndaj rivalëve të qytetit.

Është e paimagjinueshme që në derbin e kryeqytetit Tirana, 1600 biletat që i takojnë si skuadër mike, ti ketë akoma në duar. Tribuna A është e shitur e gjitha, por sektori H, aty ku duhej të ishin Fanatics, është ende në pritje të tifozëve, që në këtë kaos, kundërshti idesh, mosmarrëveshjesh dhe deklaratash afeksioni për të treguar se kush është me tepër katolik se Papa kanë harruar 14 ndeshjet pa fitore në derbi nuk janë justifikim për të bojkotuar ekipin në prag të përplasjes me Partizanin.

Të këshilluara

Video/ Ronaldo e tepron: gol nga pas portës!

Cristiano Ronaldo nuk shënoi në ndeshjen e Champions League kundër Valencias. Dha në fakt një asist të çmendur për golin deciziv të Mandzukic, por ajo që po bën...

18:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI