Flash

Taksa për Serbinë/ Haradinaj: Hiqet nëse njihet Pavarësia e Kosovës

Lapsi.al 29 November 2018
Taksa për Serbinë/ Haradinaj: Hiqet nëse njihet Pavarësia e

Ramush Haradinaj përsëriti sërish qëndrimin e tij se taksa ndaj mallrave serbe do të hiqet kur të njihet Pavarësia e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj deklaroi se prodhimi në vend ka qenë një sfidë. Kryeinistri paralajmëroi se kjo taksë mund të qëndrojë deri sa Serbia ta njohë Kosovën e të zbatohen marrëveshjet e arritura mes dy vendeve.

“Prodhimi është sfidë dhe prodhuesit kanë qenë të sfiduar që nga fillimi. Kosova ka më shumë vetëbesim në prodhim dhe produktet e vendit janë të çmuara. Si Qeveri i kemi filluar disa punë konkrete, kemi filluar me heq borxhe e taksa në raport me vendet e huaja. Veprimet që i kem ndërmarr në komuna me i jap tokat për krijim të zonave ekonomike janë mundësi reale që prodhuesit tonë ta shohin të ardhmen në vend. Së fundi është prodhimi i taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës, propozimi ka ardhur nga zyra e ministrit të Tregtisë dhe vetëm me vendim qeveritar mund të ndryshoj. Vendimi nuk është bërë vetëm për hatër të prodhuesve vendor, por është interes i 2 milion njerëzve që janë në këtë vend. Ju e dini sa keq është trajtuar Kosova dhe produkti ‘Made in Kosova’. Nuk ka njeri që ka të kaluar të lehtë, nuk ka histori që ju bënë përshtypje të gjithëve që nuk buron nga një sakrificë”, u shpreh Haradinaj.

Të këshilluara

Katër aksidente brenda pak orësh

Një aksident është shënuar tek kthesa e Kamzës mëngjesin e sotëm në Tiranë. Rreth orës 07:30- 08:00 makina ka përplasur një kalimtare të moshës 53 vjeçe. Drejtu...

11:07

Prishtinë, Katedralja 'vishet' kuq e zi

Sonte Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë ka marrë një pamje shumë të veçantë për nder të festës së 28 Nëntorit. Në muret e katedrales është duke reflektuar ...

22:37

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI