Flash

Anxhela Peristeri i kthehet ashpër komentueses pasi e krahasoi me Eni Çobanin

Lapsi.al 30 November 2018
Anxhela Peristeri i kthehet ashpër komentueses pasi e krahasoi me Eni

E krahasoi me Eni Çobanin Anxhela Peristeri përballet virtualisht me një ndjekëse në Instagram.

Komentuesja i shkruante se Anxhela iu duk si juristja e “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ndërsa shprehej se të gjitha (të famshmet) janë bërë njësoj.

“Mu duk si Eni Çobani kur e pashë! Bo ç’jeni bërë të tëra një surrat o Perëndi”.

Por këngëtarja nuk e ka lënë me kaq, por i ka kërkuar komentueses me shaka, për t’u përballur në gjyq te Eni Çobani, për t’ia lënë në dorë publikut të vendosë.

“Fatkeqësisht për ty që e paske kaq problem, ky është surrati im siç ma ka bërë nëna. Nëse mendon se surrati yt është më i bukur se i imi, më nxirr në gjyq te Eni Çobani. Meqë ngjajmë, të vendosë populli kush fiton”. Komentet kanë vijuar mes fansave të këngëtares. Madje komentuesja nuk e ka lënë me kaq por i shkruan sërish Anxhelës për t’i thënë se nuk ishte ofendim krahasimi me Eni Çobanin, përkundrazi, duhet ta marrë si komplinent.

Të këshilluara

Rita Ora, në lidhje me aktorin amerikan

Sipas ‘The Sun’ këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe aktori i njohur Andrew Garfield që është bërë i njohur me rolin e ‘Spider-Man-it' janë në hapat e ...

12:00

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI