Flash

VIDEO E RE/ Si u përplasën banorët e Astirit me policinë

Lapsi.al 1 December 2018
VIDEO E RE/ Si u përplasën banorët e Astirit me policinë

Policia e kryeqytetit ka liruar banorët e zonës së Astirit të cilët u shoqëruan në komisariat gjatë mbrëmjes së të shtunës pas protestës dhe konfrontimeve me policinë. Pasi janë marrë në pyetje për afro më shumë se 1 orë në dy komisariate të kryeqytetit, banorët janë lënë të lirë. Në Komisariatin e Policisë nr. 6 ishin shoqëruar shtetasit Gentian Gjoni, Altin Cejku, ndërsa në Komisariatin e Policisë nr.6, Shkëlzen Sadikaj, Dritan Cejku dhe Adriatik Cejku. Disa gazetarë e kameramanë që raportonin nga terreni, kanë pretenduar se janë dhunuar nga policia gjatë ndërhyrjes. Në furgonin e policisë, përfundoi edhe deputeti demokrat Klevis Balliu. Ai tha se po shoqëronte një të mitur sepse policia ishte e dhunshme dhe prania e tij do te ndalonte abuzimin fizik.

bandicam 2018-12-01 19-15-12-253.mp4 on Vidnews.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI