Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Zbulohet kërkesa e Meghan ditën e dasmës që u hodh poshtë nga mbretëresha

Lapsi.al 1 December 2018
Zbulohet kërkesa e Meghan ditën e dasmës që u hodh

Si të gjitha nuset në botë, edhe Meghan Markle ka shprehur dëshirën të kishte një dasmë perfekte! Sigurisht që për Kishën “St George” të kështjellës “Windsor” nuk kishte asnjë kundërshtim për madhështinë që prezantonte.

I vetmi problem që kishte me të, ishte aroma. Sipas burime të “Dailymail”, aroma e kështjellës së shekullit të 15-të nuk ka përmbushur shijet e Dukeshës së Sussex, e cila ka kërkuar që të aromatizohej përpara se të mbërrinin të ftuarit.

Ajo që i theu zemrën Meghan, është pikërisht Mbretëresha Elisabeth, e cila ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë, duke e cilësuar si fëmijërore.

“Përderisa ka qënë e përshtatshme për monarkët që nga viti 1475, do të jetë e përshtatshme edhe për atë (Meghan)” – ka thënë Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar.

Por këto nuk janë të vetmet ankesa, sepse edhe pas dasmës Meghan dhe Harry duket se po keqtrajtojnë stafin e familjes mbretërore dhe nusja e re cilesohet edhe si “diktatore”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI