Flash

Basha te banorët e “Astirit”: Një i çmendur po grabit shqiptarët

Lapsi.al 2 December 2018
Basha te banorët e “Astirit”: Një i çmendur po

Kreu i PD-së, Lulzim Basha iu bashkua protestës së banorëve të Astirit të cilët ndodhen në ditën e 29-të të protestës. Basha tha e Rama nuk ka ndërmend të bëjë projekte apo rrugë, por ka si qëllim të vjedhë qytetarët.

“Është shkelur ligji për pronën publike, është shkelur Kushtetuta dhe po dhunohen çdo ditë qytetarët që Edi Rama të grabisë një shumë astronomike, pa treguar asgjë për projektin. Pse po investohet në këtë pjesë të unazës. Pse një nga kompanitë është regjistruar në parajsë fiskale, kush fshihet pas kësaj kompanie. Këto ja pyetjet që kam sot unë, dhe ju ftoj ju si media të hetoni.

Dua të dënoj dhunë mbi kameramanët dhe mbi gazetarët si dhe shoqërimin e 5 protestuesve ditën e djeshme. Kjo që po ndodh këtu ka të bëjë jo heshtë me fatin e këtyre familjeve, këtu po bëhet autopsia e regjimit të Rilindjes. Këtu po tregohet se si ka rënë Kushtetuta. Prokurorja e Përgjithshëm është fshehur dhe nuk reagon për denoncimin e bërë nga qytetarët. Kjo është pasqyra e vërtetë se ku ka përfunduar Shqipëria me një të çmendur, që kërkon të plaçkitë shqiptarët. Ne jemi në krahë të tyre, për tu dhënë forcë për tu dhënë kurajë”, - deklaroi Basha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI