Flash

Detaje të reja/ Gruevski kërkoi azil në ambasadën e Hungarisë në Tiranë

Lapsi.al 2 December 2018
Detaje të reja/ Gruevski kërkoi azil në ambasadën e

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka kërkuar fillimisht azil në ambasadën hungareze në Tiranë dhe më pas është larguar në drejtim të Hungarisë. Radio “Evropa e Lirë” raporton se lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Hungarisë.

“Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike, por ligjore dhe se Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe se vazhdon të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së”, - është shprehur Ministria e Jashtme e Hungarisë, raporton Radio “Evropa e Lirë”.

Ministria shprehet gjithashtu se se nuk ka informata se në çfarë mënyre Gruevski ka dalë nga Maqedonia, por shton se ish-kryeministri maqedonas ka ardhur në Hungari në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI