Flash

FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i njohur i filmave shqiptarë

Lapsi.al 2 December 2018
FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i njohur i filmave shqiptarë

Një nga aktorët më të njohur të para viteve “90, Luan Qerimi, u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare. Aktori i mbi 70 roleve në teatër dhe kinematografi, prej vitesh ishte tërhequr nga jeta artistike, e megjithatë, në mendjen e dashamirësve të ekranit e skenës, kanë mbetur rolet e tij në “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”, etj.

Luan Qerimi lindi në Lushnje, 15 tetor 1929 dhe i hyri botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste. Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor.

Karriera e tij nisi me një rol episodik në komedinë “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit, por që atëherë, me dhjetëra do të ishin rolet që do t’i besoheshin. Kjo për portretin e tij të veçantë, zërin kumbues, seriozitetin dhe mënyrën se si i përshtatej çdo karakteri, që nga cubi, tek heroi, nga i infiltruari tek njeriu i besuar, nga gangsteri tek malësori.

Ndër rolet e tij spikatin ato në veprat skenike: “Toka jonë”, ”Orët e Kremlinit”, “Otello”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, etj. Në kinematografi ka luajtur në filmat “Qëndresa”, “Vdekja e kalit”, “Shpella e piratëve”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Eja”, “Koha nuk pret”, “Gracka”, “Nëntori I Dytë”, “Shembja e idhujve”, “Toka jonë”, “Debatik”, etj. Po ashtu ka interpretuar mbi 200 role në “Teatri në mikrofon”, siç ka kontribuar edhe në emisionet “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” dhe “Fjala artistike në mikrofon”. Luan Qerimi mbante titullin “Artist i merituar”, që prej vitit 1989.

Image result for luan qerimi

Related image

Image result for luan qerimi

Related image

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI