Flash

Kishin krijuar fermë me kanabis, dënohen dy shqiptarë në Angli

Lapsi.al 2 December 2018
Kishin krijuar fermë me kanabis, dënohen dy shqiptarë në

Dy shqiptarë të përfshirë në rritjen e 1433 rrënjë kanabisi, me vlerë tregu 1 milion stërlina, janë dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e qytetit Hull në veri të Anglisë. Sipas mediave angleze, bëhet fjalë për Pluton Kamberin, 23 vjeç dhe Ervis Bashllarin, 31 vjeç. Ata u përfshinë në këtë aktivitet kriminal për të paguar borxhin që kishin marrë (11.000 stërlina secili) për të hyrë ilegalisht në Angli.

Prokurori i çështjes e konsideroi fabrikën e kanabisit në bodrumin e një restoranti indian, si një operacion kriminal të sofistikuar. Policia gjeti gjatë bastisjes së kësaj fabrike 1433 rrënjë kanabis në total, prej të cilave 600 gati për t'u prerë e paketuar për shitje, shkruan Shqiptarja.com.

Kamberi dhe Bashllari i pranuan akuzat për kultivimin e lëndës narkotike të klasit B dhe më tej rrëfyen edhe arsyen e ndërmarrjes së këtij aktiviteti kriminal. Gjatë marrjes në pyetje, Ervis Bashllari i tha policisë se ai merrej konkretisht me ujitjen e bimëve të kanabisit dhe supozohej të paguhej 100 stërlina në ditë por prej shumë javësh ai nuk ishte paguar . “Pas arrestimit tim dhe shkatërrimit të bimëve të kanabisit jam i frikësuar për jetën e familjes time në Shqipëri” ka pohuar 31 vjeçari për policinë.

Pas kryerjes së plotë të dënimit, Pluton Kamberi dhe Ervis Bashllari do të dëbohen nga Anglia.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI