Flash

Mallakastër, 72-vjeçari gjendet i vrarë me armë gjahu

Lapsi.al 2 December 2018
Mallakastër, 72-vjeçari gjendet i vrarë me armë gjahu

Një 72-vjeçar nga Mallakastra dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Belishovë pasditen e sotme dhe viktima është Namik Ametaj.

"Në datën 01.12.2018, rreth orës 13:55, në fshatin Belishovë, Mallakastër, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut shtetasi N.A, 72 vjeç", sqaron policia.

Sipas policisë arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI