Flash

Rusi/ Balaj dhe Berisha futen në histori me ndeshjen më të ftohtë: -14,9 gradë

Lapsi.al 2 December 2018
Rusi/ Balaj dhe Berisha futen në histori me ndeshjen më të

Në Rusia janë mësuar me temperatura të ftohta por këtë herë ka shkuar përtej: Enisej e Akhmat Grozny, e përfunduar 1-1, është luajtur në -14,9 gradë në fushë e do të kujtohet si ndeshja më e ftohtë e historisë.

Gati 2000 spektatorë në Krasnoyarsk, e në fund të ndeshjes tekniku i skuadrës vendase Rakhimhov është ankuar: "Lojtarët kanë rrezikuar pneumoninë, por askujt nuk i intereson. Në këto kushte nuk duhej luajtur".

Pjesë e historisë janë tashmë edhe futbollistët shqiptarë të Akhmat Grozny, Bekim Balaj i përfaqësueses së Shqipërisë dhe Bernard Berisha i Kosovës. Berisha është futur në fushë në minutën e 70 në vend të Mitrishev, ndërsa shkodrani në të 82, duke marrë vendin e Mbengue. Mungoi në këtë ndeshje historike Odise Roshi, që vazhdon të jetë i dëmtuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI