Flash

Mero Baze paralajmëron Ramën dhe Haredinajn: "Nuk shkohet në luftë për të dalë në faqe të parë të gazetave"

Lapsi.al 3 December 2018
Mero Baze paralajmëron Ramën dhe Haredinajn: "Nuk shkohet në

Pas shfaqjes në Pejë ku Rama dhe Haradinaj e mbështetën fort taksën politike kundër mallrave serbe, në kundërshtim me BE dhe duke sfiduar Brukselin, Mero Baze ka shkruar një editorial plot thumba për këtë nismë.

Në thelb ai thotë se nuk mund të nisesh si burrë në betejë dhe të presësh edhe trëndafilat e atyre që ke kundër.  Madje ai shkon më tej duke e quajtur shfaqjen Rama-Haradinaj si një qëndrim kundër të ardhmes në BE: “…të gjithë jemi të qartë se ky është një qëndrim kundër perspektivës europiane të Kosovës. Biles e tillë është dhe shfaqja patriotike Rama- Haradinaj në Pejë.

Tani, nëse nisesh për luftë kundër armikut tënd, pa diskutim që duhet të përgatitesh për sakrifica. Sakrifica e parë natyrisht mbeten vizat dhe kundërshtia e Europës për këtë rrugë”, - thotë ai në shkrimin e gazeta Tema: “Zemërimi fallco me komsionerin Hahn”.

Por duke përmendur të gjitha pasojat që mund të ketë lufta, si tregtare po ashtu edhe politike Baze ka një paralajmërim për dyshen Rama Haradinaj: “Po mos thoni që nuk i dinim këto. Luftë vetëm për lavdi për të dalë në faqe të shtypit nuk ka”. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI