Flash

Taksa 100% për mallrat serbe, Johannes Hahn sot në Kosovë

Lapsi.al 3 December 2018
Taksa 100% për mallrat serbe, Johannes Hahn sot në Kosovë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të fluturojë sot drejt Kosovës për t'u takuar me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.

Qëllimi i vizitës është presioni ndaj Kosovës për të hequr taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Hahn i bashkohet kështu thirrjeve të kryediplomates së BE, Federica Mogherinit.

Kosova vendosi këtë taksë ndaj Serbisë pas lobimit të kësaj të fundit për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI