Flash

Ligue 1/ Shtyhet ndeshja Psg-Montpellier për motive politike

Lapsi.al 4 December 2018
Ligue 1/ Shtyhet ndeshja Psg-Montpellier për motive politike
Ndeshja e kampionatit francez mes Psg e Montpellier, e vlefshme për javën e 17 të Ligue 1, që ishte në program të shtunën në 8 dhjetor në orën 16, është shtyrë për një datë edne të pacaktuar. Lajmin e ka bërë të ditur Liga e Futbollit franceze "me kërkesë të prefekturës dhe policisë". Të shtunën është e parashikuar një tjetër lëvizje e “jelekëve të verdhë” në Parigi për të protestuar kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron. Të shtunën e kaluar, Parisi është shndërruar sërisht në teatrin e përplasjeve dhe manifestimeve, në kuadër të protestave kundër reformave të presidentit Macron. Në Facebook, disa grupe të “gilets-jaunes” kanë njoftuar një "akt të katërt" të shtunën e ardhshme në Paris, edhe pse qeveria ka lajmëruar një moratorium mbi shtrenjtësinë e karburanteve me të cilën shpreson të zbusë tensionet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI