Flash

Ministria e Jashtme reagon për 4 shqiptarët e vrarë në Greqi: Dënojmë ekstremizmin dhe gjuhën e urrejtjes

Lapsi.al 5 December 2018
Ministria e Jashtme reagon për 4 shqiptarët e vrarë në

Pas 4 vrasjeve të shtetasve shqiptar me vendbanim në Greqi gjatë këtyre 2 javëve, vjen dhe reagimi i Ministrisë sonë të Jashtme.

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme ka kërkuar prej autoriteteve greke zbardhjen e ngjarjeve me protagonistë shtetas shqiptar. Gjithashtu, në deklaratë, shkruhet dhe për një solidarizim ekonomik e siguri ligjore që ministria do t’i ofrojë familjeve të dëmtuara.

Prej MEPJ është kërkuar ndalimi i ekstremistëve të “Agimit të Artë”, të cilët po dhunojë verbalisht, por dhe fizikisht emigrantët shqiptarë, një komunitet me kontribut disa vjeçar në shtetin fqinj.

Ndonëse për vrasjen e një qytetari me kombësi greke, si Kacifas, i cili tentoi të qëllonte policinë, reagimi i qeverisë greke dhe popullit grek ishte tepër i madh, në rastin e katër viktimave shqiptare, kemi vetëm një reagim tepër të vakët prej Ministrisë sonë të Jashtme.

Qytetarët shqiptarë si brenda dhe jashtë vendit, duken të lënë në mëshirë të fatit.

"MEPJ shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së të riut shqiptar dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve të tij. MEPJ shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombasve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këtyre ngjarjeve nga autoritetet greke.

MEPJ dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmenteve të tjera ekstremiste për të cenuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj", shprehet Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme në deklaratën e saj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI