Flash

Çështja/ Idrizi hap kutinë e Pandorës në futbollin shqiptar: “Unë paguaj tatimet, të tjerët janë rehat”

Lapsi.al 6 December 2018
Çështja/ Idrizi hap kutinë e Pandorës në futbollin

Flamurtari është në qendër të kritikave, jo për rezultatet në fushë, por për vonesat në paga. Në fakt, raportimet janë se klubi vlonjat është vonë në shlyerjen e detyrimeve të pagave të futbollistëve, gjë që administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi nuk e mohon, madje kundërsulmon, duke hapur kutinë e Pandorës së futbollit në vend.

Idrizi sulmon gjithë sistemin e futbollit, duke vënë theksin në shmangjen e detyrimeve të klubeve në deklarimin e shpenzimeve dhe njëkohësisht në tatimet që shkojnë për shtetin. Idrizi nuk i vuri emër akuzës, por indirect sulmi ishte mbi FSHF-në: “Nëse duam një futboll që të jetë korrekt me list-pagesat atëherë kërkoni në thelb të futbollit, si funksionon në shqipëri. Kaloni në skaner klubet shqiptare si mbahen, nga financohen, pastaj flisni për listpagesat, sepse është një gjë që nuk funksionon”.

I papërmbajtshëm administratori i kuqezinjve, që i kthehet kështu një cështje të nisur dy muaj më parë në parlament nga deputeti, Erion Braçe dhe interpelanca e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në lidhje me ligjshmërinë fiskale të FSHF-së. “Nuk funksionon Tvsh, nuk funksionon tatimi mbi pagat, nuk funksionon asgjë – vazhdoi Idrizi -. Nëse unë sot kam problem të paguaj shumën që duhet të paguaj, pra 1.6 miliard, të tjerët janë rehat. Nëse unë duhet të paguaj tatime, të tjerët i shmangin në pjesën më të madhe. 10 870 000 mijë euro kam paguar në këto 5 vjet, por nuk i përmend njeri, vetëm pagat që janë vonuar. E them unë, pagat janë vonuar dhe do të vohohen sa të jetë ky sistem”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI