Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Francë/ Jelekët e verdhë rrezikojnë kampionatin: pesë ndeshje të shtyra deri tani

Lapsi.al 6 December 2018
Francë/ Jelekët e verdhë rrezikojnë kampionatin: pesë

Ajo kundër Psg, kundër Montpellier, ishte vetëm ndeshja e parë që bëhet viktimë e protestave masive të "jelekëve të verdhë", duke u shtyrë përtej datës së përcaktuar në program. Shumë e vështirë të administrosh një turmë potenciale prej 48 mijë personash në Parc de Prince e në të njëjtën kohë të kontrollosh manifestimin e ti të jelekëve të verdhë, parashikuar njëkohësisht në Paris, të shtunën.

Por presioni i lëvizjes së protestave prek edhe pjesën tjetër të Francës. Kështu është vendfosur tashmë edhe shtyrja e ndeshjes në Tolouse, ku vizitor është Lyon. Edhe aty, si në Paris, të shtunën e kaluar pati incidente të rënda. Numri i ndeshjeve të anulluara është rritur edhe më shumë deri tani: gjithnjë me motivin për të mos hequr agjentë të sigurisë nga dispozicioni.

Kështu nuk do të luhet as derbi i Cote D'Azzurre, Monaco-Nizza, fillimisht i parashikuar për tu luajtur si ndeshja hapëse e javës në Ligue 1 të premten. Duhet të gjenden data të reja edhe për takimet Angers-Bordeaux e Saint-Etienne-Marseille. Praktikisht, në fushë do të zbresin vetëm gjysma e skuadrave të Ligue 1, gjithnjë nëse Liga nuk vendos ta shtyjë të gjithë javën e 17ª të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI