Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Kivanc Tatlitug, drejt gjykatës për të mbrojtur jetën e tij private

Lapsi.al 6 December 2018
Kivanc Tatlitug, drejt gjykatës për të mbrojtur jetën e tij

Kivanc Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2016-të.

Aktori u mundua të tregohej tejet i rezervuar përsa i përkiste detajeve të ceremonisë apo muajit të mjaltit. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 2 vite tashmë, mediat vazhdojnë të "gërmojnë" me shpresën se do të gjejnë diçka rreth jetës private të çiftit. Së fundmi, në faqen e një hoteli, kanë dalë foto të çiftit të cilat presupozohet të jenë bërë gjatë asaj periudhe. Këto foto u shpërndanë menjëherë në rrjet, duke u marrë edhe nga të gjitha mediat turke. Por, Kivanc ka arritur ta stopojë përhapjen e mëtejshme të tyre. Aktori ka angazhuar avokatin e tij, të nisë një proces kundër resortit që ka publikuar fotot pa lejEn e tij dhe kjo ka bërë që fotot e shumëkërkuara nga mediat të "zhdukeshin" nga rrjeti. Kivanc nuk ndihej aspak komod që foto të tij dhe bashkëshortes së tij, të qarkullonin kudo dhe gjykata e Stambollit e ka pranuar arsyetimin e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI