Flash

Kisha Katolike: Mbështesim çdo kërkesë legjitime të studentëve

Lapsi.al 8 December 2018
Kisha Katolike: Mbështesim çdo kërkesë legjitime të

Një deklaratë interesante ka bërë sot Kisha katolike në Shqipëri e cila thotë se po ndjek me kujdes protestën e studentëve universitarë këto ditë si dhe është në dijeni të kërkesave të tyre.

“Të gjithë të rinjtë, e në mënyrê specifike studentët universitarë, janë një vlerë e madhe për të ardhmen e vendit tonë. Zëri i tyre duhet të dëgjohet nga institucionet përgjegjëse dhe kërkesat e tyre legjitime duhet të zgjidhen” – thuhet në deklaratë. Kisha heq një paralele të kësaj proteste me atë të studentëve të 90-ës.

“Kujtojmë rolin e tyre vendimtar në dhjetor të vitit ‘91 ndërsa diktatura komuniste përpëlitej në grahmat e fundit të saj. Studentët, e të rinjtë në përgjithësi, janë pjesa më energjike e shoqërisë si dhe duhet të mbështeten në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Ne inkurajojmë studentët dhe institucionet arsimore dhe universitare në gjetjen e një gjuhe dialoguese për të mirën e të rinjve universitarë” – thuhet në deklaratë ku apelohet:

“Mbështesim çdo kërkesë legjitime nga ana e studentëve dhe çdo reformë që synon t'u vijë në ndihmë sidomos shtresave më të varfra të shoqërisë. Shprehim sigurinë tonë se ardhja në ndihmë të studentëve nga ana e institucioneve, gjetja e një gjuhe të përbashkët, përmirësimi i kushteve për të pas një kohë studimore më të frytshme, do të ndalonte edhe ikjen e shumë të rinjve jashtë Shqipërisë, fenomen ky shumë shqetësues i viteve të fundit” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Kishës Katolike.

Të këshilluara

Nëna e Kacifas kërcënon Ramën: Do të vras

Autoritetet shqiptare kanë lënë jashtë kufirit një numër të madh personash që kërkonin të vinin nga Greqia, për ceremoninë përkujtimore të “heroit të tyre” të r...

17:52

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI