Flash

Kush je ti, ku e çove Karius? - portieri gjerman bën mrekullitë, çmendet rrjeti

Lapsi.al 8 December 2018
Kush je ti, ku e çove Karius? - portieri gjerman bën
Një pritje decizive nuk duhet të bëjë ndonjë lajm të vecantë. As dy, sepse në fund të fundit portieri është aty pikërisht për të evituar rrezikun. Por ka raste kur një përfaqësim pozitiv bën xhiton e botës, sidomos kur ai është Loris Karius. Portieri gjerman, nga finalja e Kiev ka dhuruar vetëm gafa të jashtëzakonshme, aq sa edhe tek Besiktas kishin dyshime nëse ia vlente të besoje akoma tek ai. E duke gjykuar në bazë të ndeshjes së fundit të turqve, ndoshta po. Ndeshja e dytë pa pësuar gol në kampionat për skuadrën e Stambollit, por ka edhe më shumë, sepse këtë herë Karius…nuk bëri Karius. Përkundrazi, është pikërisht ai lideri i Besiktas drejt një pikë që lëvizi pak në renditje, por që vlen shumë për moralin. Ndërhyrjen e parë spektakolare ish-Liverpool e bëri në pjesën e parë, por në minutën e fundit të ndeshjes, kur goli është humbje e sigurtë, gjermani vendosi të bënte pritjen shpëtimtare, duke mbrojtur rezultatin, me reflekset që sic duket i paska patur, por thjesht nuk i ka dëshmuar. Komplimentat për portierin gjerman kanë mbërritur nga e gjithë bota, duke nënvizuar një ndeshje që për një portier duhet të jetë normale, por që në rastin e Karius, mund të jetë një pikënisje. Edhe pse dikush me humor pyet: “kush je tij, e ku e cove Loris Karius”?

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI