Flash

Shikoni çfarë ka bërë një fanse e zjarrtë për Encën (FOTO)

Lapsi.al 8 December 2018
Shikoni çfarë ka bërë një fanse e zjarrtë

Enca Haxhia e nisi fundjavën shumë ëmbël, me një surprizë që jo vetëm i zbukuroi ditën por që do e mbajë mend për një kohë të gjatë! Në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja e hitit “Kujt Po i Han”, zbuloi se një fanse e saj kishte gdhendur emrin e Encës, në pjesën e kyçit të dorës.

Madje, që këngëtarja ta kujtonte gjithmonë këtë moment, ajo i kishte sjellë një jastëk ku ishte printuar fotoja me tatuazhin. Sigurisht që edhe ne të na kishte ndodhur një gjë e tillë do ishim çmendur nga gëzimi, ndaj Enca rrëfeu emocionet e dhuratës në rrjetet sociale.

“Ajo bëri emrin tim tatuazh (tatuazhi i saj i parë) dhe më pas më solli këtë dhuratë që ta kujtoj gjithmonë. Dhe unë do e kujtoj! Sa e ëmbël” – shkruan krahas fotos në “Instagram” Enca Haxhia.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta modelja amerikane

Ka qenë një nga protagonistet e sezonit të tetë të “America’s Next Top Model”. Jael Strauss ka vdekur në moshën 34-vjeçare, pasi vuante prej kohësh nga kanceri...

19:15

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI