Flash

Studentët marrin vendimin, çfarë do ndodhë me protestën të dielën

Lapsi.al 8 December 2018
Studentët marrin vendimin, çfarë do ndodhë me

Për 8 orë edhe këtë të shtunë studentët protestuan përpara ministrisë së Arsimit. Ata refuzuan takimin me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla të cilës io bënë të qartë se nuk tërhiqen derisa të shohin kërkesat e tyre të plotësuara. Protesta vijoi deri në orën 17:00 duke u mbyllur me fjalët: “Nuk ka kompromis”. Ndryshe nga herët e tjera, ata kanë ndenjur edhe 30 minuta më shumë. Të rinjtë thanë se tubimi do të vazhdojë edhe të dielën sërish në orën 10:00, para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në momentin e largimit studentët, ashtu si dhe ditët e tjera kanë mbledhur edhe plehrat e lënë pas, duke shpërndarë në këtë mënyrë një mesazh qytetarie. Studentët ndezën qirinj dhe u zotuan se do të kthehen nesër për të vazhduar qëllimin e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nëna e Kacifas kërcënon Ramën: Do të vras

Autoritetet shqiptare kanë lënë jashtë kufirit një numër të madh personash që kërkonin të vinin nga Greqia, për ceremoninë përkujtimore të “heroit të tyre” të r...

17:52

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI