Flash

100 milionë euro për Koulibaly, çmenduritë e merkatos nuk kanë fund

Lapsi.al 9 December 2018
100 milionë euro për Koulibaly, çmenduritë e merkatos nuk

José Mourinho dëshiron me cdo kusht Kalidou Koulibaly tek Manchester United e është gati të bëjë një ofertë të cmendur që në janar për të marrë mbrojtësin senegalez nga Napoli. Sipas britanikes 'The Times', Red Devils janë gati të investojnë 90 milionë stërlina (100 milionë euro) për të bindur Aurelio De Laurentiis të privohet nga qendra difensive.

Manchester United, pasi ka dështuar në blerjet, asnjë prej të cilave të lira, të Bailly, Lindelof, Smalling e Jones, është i bindur se e vetmja mënyrë për ta bërë mbrojtjen hermetike është ti rrëmbejë Koulibaly, Napolit. Mision aspak i lehtë duke qenë se lojtari ka një kontratë deri në 2023 e De Laurentiis edhe në të kaluarën i ka rezistuar shumë sulmeve, mbi të gjitha nga Premier League.

Por këtë herë, oferta është e jashtëzakonshme, një shifër që do ta bënte qendrorin senegalez mbrojtësin më të shtrenjtë në botë, duke i marrë vendin e parë Virgil Van Dijk, që në janar Liverpool e mori nga Southampton për 84 milionë euro. Kështu, De Laurentiis ka 100 milionë motive për ta pranuar propozimin e United. Por ka edhe një motiv për të mos e bërë: pa Koulibaly skuadra e Ancelotti do të humbiste një potencial të jashtëzakonshëm, duke qenë se flasim për një nga pak të pazëvendësueshmit në skuadër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI