Flash

A ka synim Sandër Lleshi të bëjë karrierë në PS? Si përgjigjet ministri i Brendshëm

Lapsi.al 10 December 2018
A ka synim Sandër Lleshi të bëjë karrierë në PS?

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit shkaktoi përplasje mes Presidencës dhe Kryeministrisë dha një intervistë për gazetarin Adi Krasta në News24 ku foli për karrierën e tij. Lleshi thotë se megjithëse nuk vjen nga karrierë partiake, ka mbështetje të strukturave.

“Mbështetjen e Partisë Socialiste e kam marrë përmes grupit parlamentar që ka votuar unanimisht për mua. Këtë mbështetje e kam”.

Karrierë në PS pas përfundimit të mandatit si ministër?

“Përgjithësisht nuk bëj plane të gjata personale. Mundohem të bëj plane të gjata institucionale, për institucionin ku unë punoj, që të jem sa më strategjik dhe larg pamës. në aspektin personal, preferoj që mos të bëjë plane të gjata. Ia lë shumë gjera një force tjetër, që besoj se na guidon (drejton red.) në jetën tonë. Si bëj këto planet personale të madhe" – tha Lleshi.

Me këtë përgjigje Lleshi të kujton deklaratën e bërë në Opinion pak pasi u propozua nga Rama ku tha se ndodhej aty ku ishte për shkak të dëshirës së kryeministrit. Mesa duket edhe vijimin e karrierës Lleshi e ka lënë në dorë të shefit të tij. ©LAPSI.al

Prezantimi/ Çfarë tregoi dhe ku gaboi Sandër Lleshi në Opinion

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI