Flash

Basha: Rama kërkon përçarjen e studentëve për të mbajtur karrigen dhe tepsinë

Lapsi.al 10 December 2018
Basha: Rama kërkon përçarjen e studentëve për të

Kreu i PD-se, Lulzim Basha tha se Rama kërkon t'i përcajë studentët duke menduar t'i përdorë ata për të kontrolluar Universitetet, njësoj siç përdori Emiljano Shullazin.

Basha nuk tha nëse do të marrë pjesë në protestën madhështorë që studentët kanë planifikuar nesër, por u shpreh plotësisht në mbështetje të tyre.

"E vetmja që i ka mbetur është se shpresa që duke i përçarë do të vazhdojë të mbajë karrigen dhe tepsinë. Mendon se do ti përdorë studentët për të kontrolluar Universitetet njësoj siç përdori Emiljano Shullazin, e kuptoni në çfarë niveli ka zbritur?! Siç donte me Emiljano Shullazin të diktonte zgjedhjet në Universitet, ashtu tani mendon se mund të kthejë protestën e studentëve në një instrument për të kapur plotësisht universitetet. Por studentët, qytetarët e kanë kuptuar se ky sistem është i kalbur", u shpreh kreu i PD-se.

Deklaratat e kreut të opozites u bënë gjatë fjalës së tij në protestën e banorëve të Unazës së Re, për të cilën tha se Rama ka marrë një kapar prej 4 mln euro.

Të këshilluara

Frikësohet Rama, nis FNSH-në drejt Kavajës

Nuk po protestohet vetëm në Tiranë nga studentët, por edhe në qytete të tjera të vendit. Sot në mbrëmje banorë të Kavajës kanë bllokuar rrugën Kavajë-Rrogozhinë...

17:51

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI