Flash

Gafa e komunikimit/ Si i fshehu Rama gjithë lëshimet që bëri për studentët

Lapsi.al 10 December 2018
Gafa e komunikimit/ Si i fshehu Rama gjithë lëshimet që bëri
Gjatë monologut të sotëm, mbi 1 orë e 45 minuta, Edi Rama bëri një autogol flagrant për çdo manual të komunikimit politik. Ai bëri lëshime të konsiderueshme për të qetësuar studentët, por ai nuk pati guximin t’i thotë ato me zë të lartë duke e zeruar kështu plotësisht efektin e tyre. Kjo u duk menjëherë edhe nga reagimi i studentëve në shesh që i hodhën poshtë me përbuzje ofertat e tij. Lexo më tej:

Andi Bushati: Plaku demode që nuk di të flasë më për veshët e studentëve

Rama u tregua i hapur për uljen e tarifës së universiteteve, duke thënë se buxheti i shtetit mund ta kompesonte atë. Ai shkoi edhe më tej dhe tha se personalisht mendonte se mund të uledhin edhe tarifat e konvikteve si pasojë e gjendjes së tyre të keqe. Pasi ka pranuar anullimin e tarifës për provimet e studentëve ngelës, ai propozoi sot edhe shkarkimin e gjithë njerëzve të qeverisë nga bordet e administrimit për universitetet. Ai gjithashtu tha se për nxënësit e shkëlqyer mund të paguhet totalisht tarifa dhe se nxënësit e ekselencës duhen punësuar në administratë. Por me gjithë këto lëshime të rëndësishme, që as mund të mendoheshin më parë, Rama e humbi shansin që të bëhej sadopak i pranueshëm për studentët. “Ai u tall me ne”, tha menjëherë pas mbarimit të fjalimit njëri prej tyre për News 24.

Rama si dikur Berisha tregon makthin e tij të fshehtë: “Këtu do jem dhe dhjetorin tjetër”

Ramës nuk i del e keqja me Taulant Mukën, e ofendon Live: “Larvë politike”

Në fakt Rama nuk donte të tallej me studentët, por ai i treti si kripa në det propozimet e veta, ose nga marrëzia delirante e shfrytëzimit të kamerave për të sulmuar kundërshtarët dhe kritikët, ose nga makthi se mos po duket sikur dorëzohet. Ai foli 1 orë e 45 minuta për një gje që mund ta përmblidhte 5 minuta. ©lapsi.al

Rama provokon studentët duke i krahasuar me Lulzim Bashën

Të këshilluara

Profil/ Ditët e zeza të Lindita Nikollës

Fakti që mijra studentë nga të gjitha universitetet e Shqipërisë, gjenden poshtë zyrës së Lindita Nikollës, nuk është vështirësia e parë që po kalon gruaja që d...

17:13

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI