Flash

Protesta gjigande e së martës/ Ç'ndodh sot tek studentët?

Lapsi.al 10 December 2018
Protesta gjigande e së martës/ Ç'ndodh sot tek

Përfundimi i tre ditëve pushim dhe rikthimi i studentëve nga shtëpitë e tyre në Tiranë po përshkallëzohet drejt asaj që është paralajmëruar si protesta masive e së martës. Organizatorët e studentëve kanë paralajmëruar një tubim më masiv se ai i së enjtes dhe të premtes ku në shesh u mblodhën mbi 15 mijë vetë. Në të të do të derdhen edhe fakultete si shkencat sociale dhe filologjiku që organizohen drejtpërdrejt nga "lëvizja për universitetin" edhe mjeksia, ndërtimi apo juridiku që organizohen nga Këshillat studentorë që përbëhen nga njerëz që janë shumë pranë opozitës. Të gjithë janë përbetuar për një manifestim gjigand, të pa ndodhur ndonjëherë më parë.

Kësaj motoje i është përgjigjur edhe Lëvizja për Universitetin e cila pas deklaratave konfuze që bëri sot kryeministri Rama në monologun e tij mediatik , ka shpallur një platformë me 4 pika maksimaliste që përmbledhin pak a shumë të gjitha kërkesat që janë hedhur deri më tani. E vetmja që ka një traditë në mbrojtjen e studentëve dhe një trashigimi të gjatë në betejën me këtë qeveri për arsimin. "lëvizja për universitetin" ka shpallur këto katër pika si kushte të pa negociueshme për qeverinë.

1. Shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë, si pikënisjen nga ku do mund të rinisë reformimi i vërtetë i jetës universitare, bazuar në lumin e kërkesave të artikuluara nga masa studentore.

2. Dyfishimin e buxhetit të shtetit për arsimin e lartë. Nëpërmjet tij do të siguroheshin: përmirësimi i kushteve të jetesës në konvikte, pasurimi i bibliotekave, zhvillimi i kërkimit shkencor, zgjerimi i mjediseve universitare dhe i stafit akademik etj. etj... lista është e gjatë.

3. Arsim publik falas në të gjitha nivelet si themel i studimit sipas meritës.

4. Reformimin e vërtetë të jetës universitare mbi bazën e parimeve të demokracisë brenda universitare: krijim i një asambleje universitarësh, të zgjedhur me votë të barabartë studentësh dhe pedagogësh në çdo fakultet universitetesh publike.

Për këto kërkesa "Lëvizja..." pretendon se protesta duhet të vazhdojë të zhvillohet si gjithmonë para ministrisë së arsimit deria sa për studentët të arrihet më e mira e kërkesave të tyre.

Nga ana tjetër me këto pretendime po zhvillohet edhe një rrymë që më shumë sesa mbërritjen e objektivave studentorë ka bashkërendimin e axhendës së studentëve me atë të opozitës. Prej saj është nxjerrë kjo qarkore që i ngjan më shumë atyre që protestojnë tek unaza, në Shkodër, Kavajë dhe Lezhe me bllokimin e rrugëve.

Image

Edhe në këtë qasje tejet më radikale nuk ka asnjë mëkat. Madje mund të konsiderohej utopike që studentët të arrinin kërkesat e tyre të plota me një qeverisje kleptokrate si e reilindjes. Objektivi i tyre nuk mund të qe i realizueshem veçse me përmirësimin e kushtve për të gjithë. Por kjo strategji e përafrimit të kauzës studentore me atë të PD-LSI, mund të kishte një risk tjetër. Ajo mund ti tërhiqte nga manifestimi të gjithë ata protestues që kanë dalë në të vetëm për të drejtat në universitet duke e mpakur protestën.

Prandaj mes studentëve ka një rymë që pretendon kërkimin e një ndryshimi shoqëror vetëm pasi të arrihen objektivat parësore për universitetin dhe një tjetër që kërkon ndryshimin e pikturës së përgjigjshme të shoqërisë, përmes bllokimit të rrugëve dhe paralizimit të jetës së vendit.

Ende nuk dihet kë do të përqafojë masa e madhe e studentëve që deri më tani kanë bërë thirrje të hapura për të braktisur politikat e partive të vjetra që për interesat e tyre imediate janë të gatshme ta shpien në kolaps ëndrrën që lindi gjashtë ditë më parë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Profil/ Ditët e zeza të Lindita Nikollës

Fakti që mijra studentë nga të gjitha universitetet e Shqipërisë, gjenden poshtë zyrës së Lindita Nikollës, nuk është vështirësia e parë që po kalon gruaja që d...

17:13

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI