Flash

Thellohet skandali për Ramën/ Kompania fantazmë ka fituar edhe një tender 12 milionë euro

Lapsi.al 10 December 2018
Thellohet skandali për Ramën/ Kompania fantazmë ka fituar edhe

Skandali i kompanisë fantazmë Dunëell Haberman, e cila ishte regjistruar në shtetin amerikan Delaëare dhe fitoi me dokumenta fallco tenderin për Unazën e re, ka mbërritur në një pikë kulmore.

Ndërsa autoritetet shtetërore thanë se e anulluan tenderin dhe u krenuan se dëmi prej 18 milionë eurosh nuk i kishte dëmtuar shtetasit shqiptarë, tani zbulohet një tjetër aferë që dëshmon se qeveri shqiptare ka qenë e përfshirë kokë e këmbë në këtë marëdhënie.

Sipas dokumentave të bëra publike, qeveria i ka dhënë ‘DH Albania’, një tender për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi me vlerë 12 milionë euro.

Të enjten e kaluar emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit publikoi dokumentet që faktonin se Dunëell Haberman kishte falsifikuar dokumentet, bilancet dhe firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaëare për të fituar tenderin e Unazës së Tiranës me vlerë 18 milionë euro. Kjo kompani ishte krijuar vetëm në 25 qershor të këtij viti por pas plasjes së skandalit. qeveria u detyrua të anulonte tenderin e lotit të parë të Unazës së Re.

Sot Edi Rama u përpoq të lane duart nga kjo kompani duke i etiketuar si fallcifikatorë letrash gjatë monologut që mbajti para sudentëve. Por, ky rast i dytë ngre dyshime të forta për implikimin e rangjeve më të larata me këtë aferë si dhe i jep kredite hipotezës së opozitës se kjo qe një manovër për të çuar në parajsa fiskale paratë që do grabiteshin nga tenderi i unazës së re.

Skandali është pranuar edhe nga vetë Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Ne një njoftim zyrtar thuhet se për kontratën që kompania DH Albania ka pasur me Operatorin e Sistemit te Transmetimit, OST sqaron se qe ne momentin kur eshte njohur me permbajtjen e dokumenteve te shfaqura ne emisionin "Te Paekspozuarit" ne Neës 24, ky institucion ka marre masat  per pezullimin e njeanshem te kontrates.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI