Flash

Video/ Shikoni si degjeneroi festa e tifozëve të River në Buenos Aires: policë të plagosur dhe 20 të arrestuar

Lapsi.al 10 December 2018
Video/ Shikoni si degjeneroi festa e tifozëve të River në Buenos

Lumturia për trofeun e katërt të Kupës Libertadores, të fituar 3-1 në Madrid, në ndeshjen finale të kthimit kundër Boca Juniors ka degjeneruar në përplasje të dhunshme të një pjese të tifozerisë së River Plate dhe forcave të policisë në Buenos Aires.

Festa që ka nisur në lagjen pranë stadiumit Monumental të River Plate dhe u përqendrua në sheshin e Obeliskut, ka patur kërcime dhe brohoritje, deri në momentin kur një grup tifozësh "fytyrëkuq" ka nisur të hedhë gurë e shishe kundër policisë.

Një atmosferë lufte mbizotëron në Buenos Aires, duke qenë se policia i është përgjigjur me plumba gome dhe gaz lotsjellës. Bilanci momental është prej 20 të arrestuar dhe tre policë të plagosur.

https://www.youtube.com/watch?v=MNfMioFvVK4

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI