Flash

Faktet/ Pse studentët s'pranojnë negociata me Ramën

Lapsi.al 11 December 2018
Faktet/ Pse studentët s'pranojnë negociata me Ramën

Precedenti Erion Veliaj po i kthehet Edi Ramës si shpullë në fytyrë. Mënyra se si pelivani i bashkisë ka vepruar me revoltat qytetare paraardhëse i ka bërë sot që masa e madhe e studentëve as mos nxjerrin përfaqësi, as mos pranojnë të dialogojnë me qeverinë.

Në rastet e mëparshme, kur një gjë e tillë ka ndodhur ata që janë takurr me pushtetin në fund janë tërhequr nga protesta, i kanë tradhëtuar kauzat e tyre dhe i janë nënshtruar alternativave joshës që u ka ofruar pushteti.

Kjo modë filloi për herë të parë me protestën qytetare tek parku i liqenit. Ata që u treguan fillimisht edhe të gatshëm të rriheshin me grushta më pas u panë si mbështetës në krah të Veliajt dhe pjesë e projekteve të tij.

Image result for veliaj elian taniniImage result for veliaj elian tanini

Kjo u përsërit në perfeksion në protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, kur ata që thanë se do të sakrifikoheshin dhe do të shtriheshin aty për ta mbrojtur, pas negociatave me qeverinë dhe Veliajn u zhdukën nga komuniteti protestues dhe përkrahën zgjidhjet e pushtetit.

Janë pikërisht këto precedentë të shkaktuar nga makiavelizmi i Erion Veliajt, nga paskrupulltësia dhe aftësia korruptuese e kryebashkiakut për të cilat sot Rama po paguan çmimin.

Studentët tani e dinë se çdo përfaqësi bidedimesh që ata krijojnë është e korruptueshme. Kur këtë e kanë bërë më parë njerëz me emër dhe figuar të njohura publike, kjo ka zbehur çdo besim, se dikush tjetër mund të rezistojë. Prandaj studentët njësoj si "jelekët e verdhë" në Francë kanë zgjedhur të jenë manifestim pa kryetarë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI