Flash

FOTO/ Studentët shpërndajnë SMS-në: Kush del përballë Ramës në TCH nuk është me ne!

Lapsi.al 11 December 2018
FOTO/ Studentët shpërndajnë SMS-në: Kush del

“Jam i gatshëm të takohem ku të doni. Madje edhe te Blendi Fevziu”. Me këto fjalë drejtuar studentëve e mbylli monologun e tij maratonë që zgjati gati 2 orë në ERTV kryeministri Edi Rama mesditën e së hënës.

Në mbrëmje pati një moment kur u duk se ky takim edhe mund të realizohej kur njëri nga studentët në studion e “Opinion” tha se nëse Rama do të futej në bisedë ata do të dilnin jashtë. Kjo u hodh poshtë nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, ndërsa nuk u kuptua qartë nëse pas kësaj kishte diçka të vërtetë. 

VIDEO/ Akuza e Blushit: Nikolla ndante leket me shoferin e arrestuar për korrupsion 

Ajo që dihet me siguri është se Rama e ka pranuar “të ballafaqohet” me studentët në një tjetër ekran. Kreu i qeverisë ka rënë dakord që të dalë përballë një grupi studentësh në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi në Top Channel. 

Por kjo lëvizje nuk është pranuar nga masa e studentëve. Ata e kanë refuzuar në mënyrë kategorike negocimin. Mes protestuesve qarkullonte këtë të martë edhe një sms ku thuhej se duhet “të ndërgjegjësohen të gjithë se ata që do të shkojnë në ballafaqimin me Ramën në emisionin e Dudushit nuk përfaqësojnë studentët”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI