Flash

Studentët i përgjigjen Ramës: Distancohemi nga ata që do kesh përballë në Top Channel

Lapsi.al 11 December 2018
Studentët i përgjigjen Ramës: Distancohemi nga ata që do

Mbrëmjen e së martës në emionin “Top Shoë” në Top Channel pritet të realizohet një ballafaqim mes kryeministrit Edi Rama dhe një grupi studentësh. Por në një deklaratë të bërë studentët distancohen nga ky debat. Ata thonë se nuk kanë mandatuar asnjë grup negociator dhe kush do të jetë përballë Ramës do të përfaqësojë vetëm veten e tij.

“Studentet e kane theksuar qarte përgjatë çdo dite të protestës se negociata të çfarëdo lloji qofshin ato, nuk do të ketë! Ky është vullneti i masës i shprehur qartësisht. Kur i kërkuam diskutim para se të miratohej “Ligji për Arsimin e Lartë” qeveria nuk pranoi.

Pikat e kërkuara janë të qarta!

Kemi informacion se Z.Rama, Kryeministër i vendit do te jetë i pranishëm në një studio televizive (Top Channel - Top Show) ku përballë do të ketë studentë, të cilët do të jenë aty si individë dhe jo si grup negociator. Ne distancohemi prej tyre. Ata nuk janë me ne! Nuk ka përfaqësi, nuk ka negociata! Plotësoni kërkesat!” – thuhet në deklaratën e studenteve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI