Flash

Në protestë pranë të rinjve edhe studentët e verbër: “Detyrohemi të paguajmë tarifë”

Lapsi.al 11 December 2018
Në protestë pranë të rinjve edhe studentët e

Grupit të studentëve dhe qytetarëve që kanë dalë ditën e sotme edhe më masivisht në protestë, i janë bashkuar edhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Një student i verbër është shprehur se i duhet të paguajë universitetin si të gjithë të tjerët. Ai ka shtuar se ka dhe mungesë të teknologjisë që i mundëson atyre përvetësimin e literaturës.

“ Protestës i janë bashkuar dhe studentë të verbër. Janë mbi 100 studentë të verbër por dhe fëmijë të personave të verbër që më përpara përfitonin nga statusi i të verbrit që ofronte arsim publik falas, por reforma e arsimit që u bë me zonjën Nikolla dhe VKM vështirësoi shumë rrugën e personave me aftësi të kufizuar të vazhdojnë shkollat e larta.

Ata janë të detyruar të paguajnë si studentët e tjerë. Ne e kishim falas arsimin bachelor dhe master por tani është e vështirë sepse shteti nuk të ofron kushte dhe as tekste në Brajl për këtë kategori personash.

Ne na duhet të përshtasim literaturën ta skanojnë me pagesë ose të marrim një person ta lexojë këtë literature”, u shpreh një nga studentët e verbër.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI