Flash

Ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, këta janë njerëzit që kanë në dorë lëvizjet brenda organit të akuzës

Lapsi.al 11 December 2018
Ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, këta janë

Shkallët e para të Prokurorive në rrethe kanë votuar dhe kanë zgjedhur 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dy kandidatë nga Prokuroria e Apeleve, fitojnë automatikisht. Ndërkohë që nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ka triumfuar Kostaq Beluri, përballë Anila Lekës.

Fituesit nga votimi i Prokurorive të Shkallës së Parë kanë dalë: Gentian Osmani, Prokuror tek Krimet e Rënda; Besnik Cani, i emëruar prokuror në Elbasan dhe i komanduar që prej dhjetorit 2017 si këshilltar i Arta Markut si edhe Antoneta Sevdari, prokurore e Prokurorisë së Tiranës.

Ndërkohë që humbësit nga Prokuroritë e shkallëve të para janë Vate Staka, Besnik Muci dhe Dritan Prenci.

Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fituesit Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë dhe Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, sepse nuk kanë konkurrencë dhe ligji e thotë që nga Apelet duhet të fitojnë, një nga rrethet dhe një nga Tirana.

Në përfundim janë numëruar votat nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ku Kostaq Beluri ka dalë fitues ndaj Anila Lekës.

Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë, 5 janë zgjedhur me herët nga shoqëria civile, ndërsa sot u përzgjodhën edhe 6 anëtarët që vijnë nga organi i akuzës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI