Flash

Rama u flet me kode studentëve: Keni “ariun” brenda jush!

Lapsi.al 11 December 2018
Rama u flet me kode studentëve: Keni “ariun” brenda jush!

Në mesazhin që kryeministri Edi Rama u drejtoi mijëra studentëve që po protestojnë para ministrisë së Arsimit nuk mungoi as gjuha e kodeve.

Së pari kryeministri thotë se është “një dorë” që po mëson studentët të refuzojnë dialogun.

“Kujdes nga kushdo ju mëson t'u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e Dialogut, e ka gabim” – shkruan Rama që e mbyll me një tjetër batutë.

“Në parim jam dakord me pikat tuaja, por secila prej tyre duhet zbërthyer dhe kthyer në një politikë financimi, investimi apo administrimi. ‬E kjo nuk bëhet si gjëegjëzë në distancë, po si produkt i punës së përbashkët me laps e me letër. ‪Ju e dini vetë, po unë jam me ju, jo me Ariun dhe Ariun se keni në qeveri po brenda e rrotull jush” – shkruan Rama.

Ndërsa sot flet për “arinj që janë rrotull apo brenda studentëve”, një ditë më parë Rama fliste për “komshinj” që po i mbanin ata larg dialogut. I mbetet Ramës të sqarojë kuptimin e këtyre epiteteve. 

©LAPSI.al

Reagon Edi Rama për protestën masive të studentëve: Jam dakord, por…

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI