Flash

Skandali i Unazës së Madhe/ Gjiknuri e pranon: Tenderi i falsifikuar, jap dorëheqjen nëse...

Lapsi.al 11 December 2018
Skandali i Unazës së Madhe/ Gjiknuri e pranon: Tenderi i falsifikuar,

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar sot se DH Albania, kompania fituese në lotin e parë të projektit të “Unazës së Madhe” ka falsifikuar dokumentet dhe kjo është dokumentuar edhe nga autoritetet amerikane. Sipas ministrit, DH Albania ka falsifikuar dokumente jashtë territorit të Shqipërisë.

“Kam komunikuar për të marrë informacione. Nga përgjigjet e ardhura dje, thuhet se një pjesë e paraqitur nga DH Albania nuk është e saktë, por e falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimin, ARRSH ka zgjidhur kontratën. Sot që flasim ARRSH ka bërë ndërprerjen e kontratës”, - tha Gjiknuri.

Ministri tha se çështja i ka kaluar prokurorisë shqiptare për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore dhe përgjegjësit do të marrin përgjigje.

“Materialet do t’i referohen prokurorisë shqiptare. Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe OST. Kontratat nuk ka nisur të zbatohet. Dua të them se falsifikimi i dokumenteve është bërë jashtë territorit të Shqipërisë”, - shtoi ai.

I pyetur për akuzën e opozitës se në kohën kur është regjistruar në SHBA kompania DH Albania, edhe vetë Gjiknuri ka qenë në SHBA, ministri pranoi koincidencën e datave, por garantoi se nuk ka qenë në shtetin Delawere ku u regjistrua DH Albania.

“Jap dorëheqjen nëse vërtetohet një gjë e tillë” – tha Gjiknuri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI