Flash

Taulant Muka hakmerret ndaj Ramës: Publikon mesazhet

Lapsi.al 11 December 2018
Taulant Muka hakmerret ndaj Ramës: Publikon mesazhet

Pas sulmit që Rama i bëri dje Taulant Mukës, duke e akuzuar për kërkesat e tij të tepërta në kohën që ishte zv.ministër, vjen reagimi i këtij të fundit.

Rama u shpreh se ish-zv.ministri kërkonte veturë personale si dhe punësimin e të atit si shofer, gjithashtu e cilësoi Mukën si një larvë politike. Ditën e sotme Taulant Muka ka postuar mesazhet e shkëmbyera mes tij dhe kryeministrit, ku ai i kërkonte një takim për t'i paraqitur konkluzionet e javës së parë të punës. Rama ka refuzuar të takohet.

“Ti varesh nga ministrja dhe do diskutosh me ministren, ajo është drejtuesja jote. Forca”, i është përgjigjur Rama duke e shmangur.

Muka shkruan se ky ishte momenti kur kuptoi se qe prerë në besë prej kryeministrit.

"Ne kishim rënë dakord që une do isha mbi ministren, por nga përgjigja që më dërgoi KM unë kuptova për herë të parë që isha prerë në besë dhe vërtetova dyshimet e mia që atë pozicion ma kishin dhënë për të më mbyllur gojën, dhe JO PËR TË BËRË PUNËN!"

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI