Flash

Amerikanët marrin "nën kontroll" energjinë në Qarkun e Shkodrës

Lapsi.al 12 December 2018
Amerikanët marrin "nën kontroll" energjinë në

Kompania OSHE ka nënshkruar një marrëveshje me USAID për asistencë teknike për Teknike për përmiresimin e performances dhe veprimtarise se OSHEE, në fokus Drejtoria Rajonale Shkodër për një periudhë 1 vjeçare.

“Marrëveshja me USAID në thelb synon forcimin menaxherial dhe përmirësimin e mëtejshëm të treguesve për rajonin Shkodër. Ne besojmë se ky bashkëpunim do të jetë frytdhënës, bazat e të cilit, pas Shkodrës do të shtrihet edhe në rajonet e tjera”, u shpreh Administratori i OSHEE Adrian Çela.

Përfaqësuesja e USAID për Shqipërinë znj.Mikaela Meredith vlerësoi reformën në sektorin energjetik.

“Për 12-15 muajt e ardhshëm, USAID do t’i japë asistencë teknike OSHEE në fusha si: leximi dhe faturimi, mbrojtjen dhe kontrollin e të ardhurave, planifikim dhe operim, si edhe strukturat e përmirësuara të menaxhimit dhe proceseve.

Këto janë benefite për qeverinë shqiptare që do të arrihen përmes nismave të menaxhimit dhe do ta vendosë OSHEE në rrugën e saj për stabilitet tregtar afatgjatë”, shtoi më tej Meredith.

“Këto zhvillime e kanë përgatitur sektorin energjetik shqiptar për një konkurrencë më të madhe në tregjet rajonale si dhe për një integrim që do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit me energji, e cila është thelbësore për një rritje ekonomike afatgjatë dhe stabilitet social”, u shpreh përfaqësuesja e USAID.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI