Flash

Dita e tetë e protestës, UBT marshon rrugëve të Tiranës (VIDEO)

Lapsi.al 12 December 2018
Dita e tetë e protestës, UBT marshon rrugëve të Tiranës

Universiteti Bujqësor i Tiranës i bashkohet sërish protestës së studentëve në këtë ditë të tetë të zhvilimit të saj.

Pamjet më poshtë vijnë nga marshimi i studentëve të UBT.

Protesta e studentëve ka kaluar javën e saj të parë. Një javë rezistencë paqësore e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.

Këtë të mërkurë studentët kanë thirrur një protestë të heshtur, vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor.

Dhe pse pati mendime të ndryshme rreth vendit ku do të pozicionohen, para Kryeministrisë apo Ministrisë së Arsimit, studentët duket se i kanë dhënë zgjidhje përmes një sondazhi online që ka vulosur me 64% të votave qëndrimin para MAS.

Ora mbetet e njëjtë, 10:00.Por grumbullimi do të nisë që 08:30 pranë Fakulteteve respektive.

Diten e djeshme në orën 16/00 skadoi afati i lënë nga studentët për qeverinë lidhur me plotësimin e kërkesave.

Studentët refuzojnë çdo lloj negociate pa plotësimin më parë të 8 pikave të parashtruara prej tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=Ts4z_IV1sWU&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI