Flash

Edmond Tupja: "Më zhvirgjëruan dëshminë e penalitetit"

Lapsi.al 12 December 2018
Edmond Tupja: "Më zhvirgjëruan dëshminë e

I ftuar në "Top Talk", me shaka profesor Edmond Tupja ka treguar se procedimin penal ndaj tij e ka marrë vesh nga miqtë dhe se i është zhvirgjëruar dëshmia e penalitetit, të cilën e ka patur gjithmonë të pastër.

“Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që jam proceduar penalisht. Ma tha një miku im. Deri dje, kam pasur dëshmi penaliteti të virgjër. Jam rritur në një familje me edukatë dhe në respekt të ligjit. Nga 4 akuzat, nuk e gjej veten te asnjëra. Unë isha mbështetës, jo organizator; nuk kam hedhur vezë apo shishe ndaj institucionit; nuk kam bllokuar rrugën sepse kam qëndruar në trotuar…”, u shpreh ai.

Pavarësisht procedimit penal ndaj tij, Tupja ka dalë sërish në protestë në mbështetje të studentëve.

 

 

 

Të këshilluara

Lindita Nikolla do të japë dorëheqjen

Sipas burimeve të Syri.net, minstrja e Arsimit, Lindita Nikolla do të japë dorëheqjen ditën e sotme në orën 18:00. Nikolla do të thërrasë një konferencë të jash...

14:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI